Takim me menaxhmentin e Radiodifuzionit të Kroacisë
Pri 06, 2022
Menaxhmenti i Radiodifuzionit të Kroacisë – OIV mbajti takime dypalëshe serike për të ardhmen e punës radiodifuzive digjitale, nga të cilat veçohet ta kimi që u mbajt me menaxhmentin e Ndërmarrjes Publike “Radiodifuzioni Nacional” të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u mbajt më 27 nëntor 2019. Në selinë e menaxhmentit të transmetuesve dhe lidhjeve, drejtori i NP RDN-së, mr. Admirim Aliti së bashku me zëvendësdrejtorin Abdulla Bajrami dhe këshilltarin Imer Dalipi u pritën nga drejtori i Radiodifuzionit të Kroacisë, Mate Botica dhe bashkëpunëtorët e tij, Marko Serdareviq dhe Kristina Qulina. Përveç prezantimit të portofoliot të shërbimeve të OIV-së, të cilat mund të zbatohen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tema e mbledhjes ishte edhe kontrata për hapat e mëtejmë të synuara drejt zgjerimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Më 26 nëntor 2019 menaxhmenti i NP RDN-së ishte i pranishëm edhe në punëtorinë ndërkombëtare “Future trends in terrestrial broadcast”, të organizuar nga DVB-ja dhe OIV-ja në Zagreb, Kroaci, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të tjera europiane dhe më gjerë.