Drejtori i NP “RDN”-së mbajti takim pune me ministrin e MShIA-së
Pri 07, 2022
Drejtori i NP “Radiodifuzioni Nacional” - Endrin Kadriu, së bashku me ndihmësdrejtorin - Abdulla Bajrami, në ambientet e MShIA-së, pati sot takim pune me ministrin e Shoqërisë Informative dhe të Administratës, Admirim Aliti.
Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit, ndërsa ndër temat që u trajtuan ishte mundësia e aktivizimit të DAB+ (Digital Audio Broadcasting), kanali i katërt i Radios së Maqedonisë dhe në lidhje me Planin nacional operativ për broadband.