Drejtori Endrin Kadriu pati takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë
Pri 07, 2022
Drejtori Kadriu hapi kapitull të ri të bashkëpunimit nga aspekti ndërkombëtar midis dy institucioneve, NP “Radiodifuzioni Nacional” i RMV”-së , dje Këshilli i Lartë i Radios dhe i Televizionit të Republikës së Turqisë.
Drejtori i NP “Radiodifuzioni Nacional”, z. Endrin Kadriu, sot u takua me kryetarin e Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Turqisë , z. Ebubekir Shahin. Në takim u bisedua për përparimin e teknologjisë dhe projekteve të cilat e lidhin punën e këtyre dy institucioneve Mes tjerash, kryetari Shahin ofroi trajnim për punonjësit e NP “RDN”-së në Republikën e Turqisë në fushën e zhvillimit teknologjik-digjitalizimit.
Këshilli i Lartë i Radios dhe i Televizionit të Republikës së Turqisë, do t’i sigurojë bashkëpunim më të madh ndëkombëtar institucional ndërmarrjes sonë edhe me shtete të tjera. Në këtë takim u projektuan skica ideshë, të cilat do të përfshihen në memorandin për bashkëpunim, që do të realizohet në takimin e delegacionit turk në Shkup.