Vizita në Lituani për shkëmbim përvojash në pjesën e PONB-së
Pri 06, 2022
Më 10 – 12 korrik 2019, një pjesë të njësisë së zbatimit (PIU) të projektit brodbend të NP RDN-së e vizitoi Institucioni Publik Plačiajuostis internetas në Vilnius, Lituani, që të marrin përvojë nga projektet e tyre të quajtura: RAIN, RAIN-2, PRIP, PRIP 2, qëllimet e të cilave janë shërbimet e brodbendit në zonat rurale të Lituanisë. Drejtori i Plačiajuostis internetas, z. Gytis Liaugminas dhe specialistët kryesorë folën rreth informacioneve kryesore për kompaninë dhe për zbatimin e projekteve brodbend. Ata e treguan përvojën e tyre në realizimin e projektit: dizajni i rrjetit, topologjia, rrjetat aktive, shërbimet, hapësirat dhe informacione të tjera lidhur me projektet e brodbendit.
Përfaqësuesit e NP RDN-së, gjithashtu, kanë mundësi t’i shikojnë nyjet e rrjetave. Në hapësirat e nyjes komunale – Ukmergė, përmes së cilës jepen shërbimet për operatorët, ka mundësi ta shikojnë pajisjen. Gjithashtu u vizitua edhe nyja e agregatit, e cila gjendet në Vilnus.