NP “Radiodifuzioni Nacional” në periudhën e kaluar më korrik – shtator 2019 e filloi fazën e dytë të projektit “Përforcimi i sinjaleve TV dhe FM në hapësirat kufitare të RMV-së dhe futja e sinjaleve dinamike për shikim më cilësor të tre programeve të Radios së Maqedonisë në territorin e RMV-së”. Në këtë periudhë me sukses është montuar pajisja transmetuese dhe përpunuese FM e objekteve radiodifuzive në Bellasicë, Stogovë dhe Kodër të Diellit. Është montuar sistemi transmetues FM 3+1 i prodhuesit me renome RVR i Italisë. Të gjitha transmetueset FM janë me fuqi të instaluar prej 5kW. Gjithashtu në këto objekte radiodifuzive janë montuar edhe katërplekserë (QPX) 5kW FM të reja të prodhuesit me renome RVR, Itali. Në objektet radiodifuzive në Bellasicë, Stogovë, Kodër të Diellit, Stracin, Tepaci, Mërzenci dhe Cocon është montuar edhe pajisja përpunuese dekodues IP/MPX për të gjitha programet e radios të Radios së Maqedonisë nga prodhuesi 2Wcom i Gjermanisë. Me këtë mundësohet pranim cilësor i të gjitha programeve të Radios së Maqedonisë.