Drejtori i NP RDN-së mori pjesë në konferencën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Pri 07, 2022
Drejtori i Radiodifuzionit Nacional, Festim Halili mori pjesë në konferencën me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të organizuar nga ana e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënies Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Universitetin e Kolumbisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sot u shënua 20-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Ky dokument solli paqe dhe i dha fund konfliktit të armatosur në vendin tonë. Si ish-zëvendëskryeministër i detyruar për zbatimin e saj, besoj se kjo marrëveshje ishte bërthama e ndërtimit të urave të mirëkuptimit dhe kohezionit shoqëror, si dhe e ka hapur rrugën për anëtarësim në NATO dhe integrim të mundshëm në familjen e madhe europiane.