Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet NP Radiodifuzioni Nacional dhe QMK-së
Nën 05, 2025
Sot, drejtori i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional – Shkup, z. Jusuf Sopi dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.
Me këtë Memorandum vendoset partneritet ndërmjet dy institucioneve me qëllim përmirësimin e sistemit për parandalim dhe paralajmërim të hershëm nga rreziqet dhe fatkeqësitë civile, si dhe për menaxhim më efikas dhe eliminim të pasojave nga fatkeqësitë dhe katastrofat civile.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në shkëmbim më të shpejtë dhe më të sigurt të informacionit, koordinim më të mirë dhe informim të menjëhershëm të opinionit publik në situata krizash.